Një aksident me vdekje është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Vlorë-Llakatund. Makina me drejtuese qytetaren me iniciale A.M është përplasur me një motor me drejtues 69-vjeçarin me iniciale R.H, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al