Nënë e bijë u akidentuan nga një makinë

Një vajzë 10-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, ndërsa nëna e saj ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë e shtruar në spital.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 18:20, në lagjen e Re në qytetin e Bulqizës.

Ato kanë qenë duke ecur në këmbë dhe janë aksidentuar nga një makinë.

Pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët në spitalin e Bulqizës, e mitura ka ndërruar jetë, ndërsa e ëma e saj është dërguar me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Tv Klan