Një nënë me dy fëmijët e saj është përplasur nga një makinë mbrëmjen e sotme rreth orës 20:35 në lagjen Apollonia në qytetin e Fierit.

Të plagosur mbetën E.B. 35 vjeç dhe të miturit 7 dhe 9 vjeç. Ata u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa, makina që përplasi nënën me dy fëmijët u largua nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit. /tvklan.al