Një këmbësore mbeti e plagosur mëngjesin e kësaj të premteje në Laç, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50 dhe e plagosur mbeti një 33-vjeçare me iniciale E.N.

Ajo u përplas nga një makinë që drejtohej nga 37-vjeçari me iniciale E.Ll. Këmbësorja u transportua në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, policia shoqëroi shoferin e makinës, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./tvklan.al