Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Tiranë.

Burime për Klan News bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Elbasanit, pranë vijave të bardha, ku automjeti me targa AA 896 NS ka aksidentuar një gruan.

Ambulanca ka arritur në vendngjarje dhe i ka dhënë ndihmën e parë të aksidentuarës.

Ndërkohë, policia në një njoftim paraprak informon se:

Me datë 16.03.2021, rreth orës 12:20, në bulevardin “Zhan D’ark”, mjeti me drejtuese shtetasen E. A., ka aksidentuar një shtetase ende të paidentifikuar e cila u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Klan News