Një person përfundoi në spital paraditen e kësaj të enjteje në Tiranë pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:50, tek “Ushtari i Panjohur”.

Sipas policisë, i aksidentuarit ende i pa identifikuar u përplas nga një makinë që drejtohej nga një shofere me iniciale M.V., në rrethana ende të paqarta.

I plagosuri u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.1 për veprime të mëtejshme. Autoritetet në vendngjarje vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al