Makina përplas një person me biçikletë – TV KLAN

Makina përplas një person me biçikletë

Foto ilustruese

Një 77-vjeçar përfundoi në spital pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, në lagjen nr 17 të qytetit të Korçës. I moshuari me iniciale J.P, banues në Korçë, po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një automjet.

Pasi aksidentoi 77-vjeçarin, drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes, megjithatë ai u ndalua pak kohë më vonë nga policia. I lënduari u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Policia shoqëroi në polici shoferin B.J., 63 vjeç, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al

Kategori
KronikeTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*