Një mësuese dhe një nxënëse u përplasën nga një makinë, teksa po kalonin rrugën nga shkolla në anën tjetër. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Lezhës dhe të dëmtuarat u dërguan menjëherë në spital.

Mjekët thanë se ato janë jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit tip Furistradë me targa të Shkodrës u shoqërua për në Komisariatin e Policisë së Lezhës.

/abcnews.al