Një aksident me pasojë vdekjen e një 25-vjeçare ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Tiranë.

Policia sqaron se aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 07:15 në Institut, ku mjeti me drejtues E. B, ka aksidentuar këmbësoren A. A., 25 vjeçe.

E reja është dërguar menjëherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë.

Nga ana tjetër mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Ndërkohë që një grup hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al