Një aksident me pasojë vdekjen e një 27-vjeçari ka ndodhur sot në rrugën “Bardhyl” në Tiranë. Fillimisht policia raportoi se i riu mbeti i plagosur, por pasi ka shkuar në spital ai nuk ka mundur të jetë si pasojë e plagëve të marra.

Mësohet  se viktimë ka mbetur E. Ç., 27 vjeç. Ndërkohë që bëhet me dije se drejtuesi i mjetit tjetër P. L, u shoqërua në ambientet e komisariatit Nr.4, për veprime të mëtejshme hetimore.

Një grup hetimor po punon në vendin e ngjarjes për të qartësuar rrethanat e aksidentit që i mori jetën të riut./tvklan.al