Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur kët në mbrëmje në fshatin Qenas në Fier.

Policia në një njoftim për mediat, bën me dije se pranë një karburanti një mjet ka aksidentuar një 30-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

“Sot rreth orës 22:00, në fshatin Qenas, Fier, në afërsi të një karburanti, një mjet ende i pa identifikuar, ka aksidentuar shtetasin Q. M., banues në fshatin Mbrostar, Fier, i cili po lëvizte me biçikletë.

24-vjeçari si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton Policia./tvklan.al