Një 55 vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Durrës, pasi është përplasur nga një automjet. Drejtuesi i këtij të fundit, sipas policisë, është një i mitur.
“Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak- Sektor Rinia, automjeti me drejtues një 16 vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorin shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje. 16-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
/tvklan.al