Një këmbësore është përplasur për vdekje nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz në rrugën “Skënderbej”, ndërsa viktima është 65 vjeç me iniciale D.D.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Sipas hetimeve, 65-vjeçarja u përplas nga një makinë me targë AA 598 DO që drejtohej nga Rezart Koleci. Shoferi është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. /

tvklan.al