Një këmbësore ka gjetur vdekjen pasditen e kësaj premteje, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, gjatë kohës që gruaja po kalonte rrugën.

Vitkima është një 65-vjeçare e cila banonte në Sanxhak. Sipas burimeve të

ABC News

, ajo u përplas nga një automjet që po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Pasi aksidentoi kalimtaren, drejtuesi i makinës mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa autoritetet policore janë vënë në kërkim të tij.

/tvklan.al