Një aksident me vdekje ka ndodhur në fshatin Larushk të Fushë – Krujës, ku automjeti ka aksidentuar për vdekje një këmbësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, teksa makina e drejtuar nga 55-vjeçari me iniciale M.Xh. përplasi për vdekje 55-vjeçaren L.R., e cila ka humbur jetën menjëherë.

Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime  të mëtejshme procedurale. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /tvklan.al