Një këmbësor ka gjetur vdekjen mbrëmjen e kësaj të enjteje, pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën Elbasan-Librazhd. Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur 74-vjeçari Isuf Bala.

Ai u përplas nga një automjet, drejtuesi i të cilit u largua nga vendi i ngjarjes. Autoritetet policore po punojnë për identifikimin e shoferit dhe kapjen e tij.

/tvklan.al