Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet në qytetin e Fierit. Automjeti është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar drejtuesin.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia thotë se viktima është me iniciale A.D. 75 vjeç. Ekspertët e uniformave blu ndodhen në vendin ku ndodhi aksidenti për të hetuar shkaqet.

Njoftimi paraprak i Policisë së Fierit:

Në datën 01.08 2018, rreth orës 21:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibob, një mjet ende i paidentifikuar, ka goditur këmbësorin shtetasin A.D, 75 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja. Shtetasi A.D ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.  /

tvklan.al