Një burrë ka gjetur vdekjen këtë të mërkurë në qytetin e Vlorës, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:00, pranë stacionit të trenit në rrugën “Transballkanike”.

Viktima është Guri Maliqi, një 83-vjeçar i cili banonte në lagjen “24 Maji”. Ai u përplas një BMW me targë AA 708 OU, që drejtohet nga një 27-vjeçar. I moshuari u dërgua në spitalin e Vlorës, por për shkak të dëmtimeve të rënda në trup ndërroi jetë.

Ndërkohë, autoritetet policore shoqëruan të riun me iniciale O. I në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Një grup hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/tvklan.al