Një këmbësor ka gjetur vdekjen këtë të premte në Durrës. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, në rrugën e Gjirit të Lalëzit, në fshatin Radë.

Viktima është një 87-vjeçar me iniciale S.D. Ai u përplas nga një automjet që drejtohej nga 37-vjeçari E.Q.

Autoritetet policore shoqëruan drejtuesin e makinës, ndërsa një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

/tvklan.al