Një burrë gjeti vdekjen pasditen e kësaj të hëne në Tiranë, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:56 në fshatin Prezë.

Viktima është një këmbësor rreth të 60-ave, ende i paidentifikuar. Ai u përplas nga një makinë në timonin e së cilës ndodhej një person me iniciale A. L.

Ky i fundit u shoqërua në ambientet e policisë, ndërsa në vendngjarje autoritetet vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe identifikimin e trupit të pajetë./tvklan.al