Makina përplas për vdekje këmbësorin



Makina përplas për vdekje këmbësorin

19:13 18/10/2020

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Maminasit.

Policia e Durrësit në një njoftim për mediat bën me dije se “mjeti tip “Pezho” me drejtues shtetasin Sh. A., 60 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë“.

Deri tani mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al







Të ngjashme