Makina përplas për vdekje këmbësorin



Makina përplas për vdekje këmbësorin

15:30 25/02/2021

Një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur tek mbikalimi i Fllakës në autostradën Tiranë-Durrës rreth orës 14:55.

Viktima nuk është identifikuar ende dhe është rreth 60 vjeç. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit që përplasi këmbësorin, 52-vjeçari me iniciale E.B. është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /tvklan.al







Të ngjashme