Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Burrel. Klan News bën me dije se një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Deri tani bëhet me dije se viktimë e aksidentit ka mbetur një 55-vjeçar, por ende nuk është mësuar identiteti i tij.

Po ashtu bëhet me dije se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve./tvklan.al