Një këmbësor gjeti vdekjen mbrëmjen e kësaj të hëne, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhinë orën 19:15, në Qerek të Krujës.

Viktima, ende i paidentifikuar, u përplas nga një makinë që drejtohej nga 31-vjeçarja me iniciale M. T. Përplasja ishte fatale dhe këmbësori humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Policia shoqëroi në komisariat 31-vjeçaren, ndërsa në vendin e ngjarjes, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./tvklan.al