Makina përplas për vdekje këmbësorin

Foto ilustruese

Makina përplas për vdekje këmbësorin

19:38 31/12/2017

Një burrë ka gjetur vdekjen këtë të diel, në prag të ndërrimit të viteve, pasi u përplas nga një makinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:40 në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në afërsi të Urës me Harqe. Viktima, një këmbësor 50-vjeçar (V.V) i cili banonte në Fushë-Dibër është përplasur për vdekje nga një 28-vjeçar me iniciale G.T, i cili udhëtonte me një Benz me targa UZA093.

I riu është shoqëruar në ambientet e policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit.

/tvklan.al









Të ngjashme