Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Autostradën Durrës –Sukth, tek mbikalimi i Rrashbullit.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur rreth orës 08:10 kur automjeti i drejtuar nga 69-vjeçari S.M. ka përplasur për vdekje 88-vjeçarin H.J.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, ndërsa grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al