Një burrë gjeti vdekjen këtë të enjte pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:50, në aksin rrugor Çermë-Divjakë.

Sipas policisë, 62-vjeçari me iniciale L. M., i cili lëvizte me motoçikletë, u përplas nga një makinë me shofer një 64-vjeçar me iniciale B. L.

62-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes, ku dhe ndërroi jetë.

Policia shoqëroi në komisariat shoferin e makinës, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit./tvklan.al