Një burrë gjeti vdekjen mbrëmjen e kësaj të marte në Korçë, pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:10, në afërsi të fshatit Bulgarec.

Burime zyrtare të policisë thonë se viktima, një 55-vjeçar me iniciale A. G., ishte banor i fshatit dhe po lëvizte në këmbë, kur u përplas nga një makinë Benz, që drejtohej nga K. D.

55-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Autoritetet policore shoqëruan në komisariat drejtuesi i mjetit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al