Një 74-vjeçar humbi jetën në Tiranë pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi në Rrugën e Dibrës. Në një njoftim për mediat, policia tha se kishte vënë në pranga drejtuesin e automjetit.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan I. Q., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Dibrës, ka aksidentuar shtetasin I. Q., 74 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë më pas, në spital”, thuhet në një njoftim të policisë./tvklan.al