Një këmbësore u përplas për vdekje mëngjesin e kësaj të mërkure pranë fshatit Hudenisht, në rrugën Pogradec-Qafë Thanë.

Viktima është një 45-vjeçare, e cila mësohet se po ecte në anë të rrugës kur u përplas nga një automjet. Gruaja u nis me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Autoritetet policore shoqëruan në komisariat drejtuesin e makinës, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

/tvklan.al