Një grua gjeti vdekjen pasditen e kësaj të diele në Malësi të Madhe, pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:25, në fshatin Pjetroshan.

Sipas policisë, viktima është një 49-vjeçare me banim në Koplik. Ajo u përplas nga një makinë në timonin e së cilës ndodhej një 51-vjeçar.

Ky i fundit u shoqërua në polici, ndërsa një grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al