Një burrë gjeti vdekjen këtë të martë në Vlorë pasi u përplas nga një automjet. Viktima është 66-vjeçari Agim Soro. Ai udhëtonte me biçikletë, kur u përplas nga një makinë në lagjen “24 Maji”.

66-vjeçari u dërgua në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në orën 13:58.

Autoritetet policore shoqëruan në komisariat shoferin e makinës, një 52-vjeçar me iniciale A.Ç. Hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes vijojnë.

/tvklan.al