Makina përplas për vdekje një person

Foto ilustruese

Makina përplas për vdekje një person

19:17 05/09/2019

Një 50-vjeçar gjeti vdekjen këtë të enjte në Krujë, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja, sipas policisë, ndodhi në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, në fshatin Luz.

Viktima udhëtonte me biçikletë kur u përplas nga një makine tip MAN, me drejtues S.D.

Autoritetet shoqëruan në ambientet e policisë drejtuesin e mjetit, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT