Ngjarja në autostradën Lezhë-Shkodër

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 61-vjeçari ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldren. Sipas policisë mësohet se, në aksident janë përshirë një makinë dhe një motor, ndërsa drejtuesi i këtij të fundit 61-vjeçari Zef Stenaj ka ndërruar jetë.

Nuk dihen shkaqet, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për dokumentimin e plotë të rastit. Ky aks rrugor është mjaft problematik për shkak të aksidenteve të shumta me pasojë vdekjen.

Tv Klan