Moti i keq u bë shkak për një aksident me vdekje mbrëmjen e kësaj të hëne në Elbasan. Një automjet përplasi për vdekje një këmbësore, që sipas burimeve paraprake dyshohet të jetë rreth 20 vjeçe.

Ngjarja e rëndë ndodhi në unazën e qytetit. Sipas policisë, shoferi dyshohet se humbi kontrollin mjetit si pasojë e motit të keq.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes./tvklan.al