Dy këmbësore kanë mbetur të plagosura pas një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Policia sqaron se një mjet me drejtues Z. T., ka aksidentuar 2 këmbësore me iniciale R.N dhe F.J, të cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:50, tek bulevardi “Migjeni” në Tiranë. Lidhur me këtë aksident është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e shkaqeve.

Në bulevardin “Migjeni” edhe herë të tjera kanë ndodhur aksidente, të cilat kanë pasur dhe pasoja të rënda./tvklan.al