Makina përplaset me ambulancën, në gjendje të rëndë gruaja


Makina përplaset me ambulancën, në gjendje të rëndë gruaja

08:30 21/09/2020

Një ambulancë e spitalit të Sarandës është përplasur me një makinë mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:21 në lagjen numër 2 të qytetit dhe si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar gjithsej 3 persona.

Një prej tyre, një grua rreth 58-vjeç ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë dy drejtuesit e mjeteve, 54-vjeçari A.K. që drejtonte ambulancën dhe 24-vjeçar K.K. që drejtonte mjetin tip BMW kanë mbetur të plagosur lehtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al



Të ngjashme