Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Urës së Topojanit, Shupenzë.

Mësohet se shtetasi A.K, duke drejtuar automjetin tip “Benz Mercedez” është përplasur me një autobuz, me drejtues  shtetasin B.Xh,  dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al