Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Laç – Mamurras në fshatin Gjormë, ku një automjet tip Benz është përplasur me një kamion. Nga përplasja mes dy mjeteve ka mbetur i plagosur shoferi i Benzit, 57-vjeçari me iniciale S.T.

Ai është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe po merr trajtimin mjekësor. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, teksa në vendngjarje kanë shkuar hetuesit për të zbardhur dinamikën. /

tvklan.al