Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku tre persona kanë ndërruar jetë, pasi një kamion është përplasur më një makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit në Southern Way në Llanedeyrn, Cardiff.

Mësohet se viktimat janë tre meshkuj, të cilët udhëtonin më makinën Ford Focus. Identitetet e tyre nuk bëhen ende të ditura, njoftojnë mediat britanike.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Nuk dihet ende nëse ka qenë shpejtësia ajo që shkaktoi aksidentin apo pakujdesia e ndonjërit prej drejtuesve të mjeteve.

Policia e Uellsit ka njoftuar në Twitter, se ka mbyllur për disa orë rrugën ku ndodhi ngjarja.

/tvklan.al