Dy shtetase greke kanë mbetur të plagosura ditën e sotme në Sarandë, pasi u përplasën me një kamion. Aksidenti ndodhi në aksin Shkallë – Qafë Botë, pranë vendit të quajtur “Karburanti”.

41 – vjeçarja me iniciale A.C. dhe 17 vjeçarja E.A udhëtonin nga Saranda në drejtim të Greqisë me një makinë tip Golf me targa greke INX 518, kur u përplasën me një kamion me targë TR259IK, që drejtohej nga 45 – vjeçari, V.B, banues në Gjirokastër.

kamioni

Si pasojë e këtij aksidenti dy shtetaset greke kanë mbetur të plagosura. Ato janë transportuar drejt Greqisë për të marrë mjekim më të specializuar, ndërsa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./tvklan.al