Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në kryqëzimin e Dajçit mbrëmjen e sotme, ku një automjet tip Benz është përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën menjëherë drejtuesi i makinës.

Viktima nuk është identifikuar ende, thotë policia. Ndërsa drejtuesi i kamionit, me iniciale T.M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.  

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.  /tvklan.al