Lushnje- Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e së dielës në fshatin Grabian në vendin e quajtur “Tre Urat”. Mjeti tip “Ford” me drejtues Besnik Shurdhaqi banues në fshatin Grabjan, Lushnje është përplasur me një mjet tip “Motoçikletë”.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i motoçikletës, 48-vjeçari me inicialet Ilirjan Shuli, banues në Grabjan.

Policia ka bërë të mundur shoqërimin në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesin e automjetit Besnik Shurdhaqi dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al