Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur “Sakë”. Policia njofton se mjeti me drejtues shtetasin me inicialet B.T, është përplasur me motoçikletën që drejtohej nga 60- vjeçari me inicialet T.D., banues në Lezhë.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al