Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 2:30 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit-Zall Dajt”.

Sipas asaj që bën të ditur policia, dyshohet se automjeti që drejtohej nga një 24-vjeçar është përplasur me motomjetin që drejtohej nga një 23-vjeçar, ku pasagjer në mjet ka pasur edhe 18-vjeçarin  O. L.

Si pasojë e aksidentit fatkeqësisht kanë humbur jetën dy të rinjtë që ndodheshin në motomjet. drejtuesi i makinës është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L.  Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin O. C., i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al