Një 29-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi u përfshi në një aksident rrugor. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, në vendin e quajtur Uznovë e Madhe, në qytetin e Beratit.

I riu me iniciale M.D ishte pasagjer në një makinë Rover, në timonin e së cilës ishte një 38-vjeçar me iniciale A.B. Ky i fundit humbi kontrollin e automjetit duke dalë nga rruga dhe u përplas me murin dhe një shtyllë.

Për pasojë u dëmtua rëndë 29-vjeçari, i cili u transportua në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Një grup hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

/tvklan.al