Një aksident tragjik i mori jetën orët e para të së premtes një 34-vjeçari. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:45, në fshatin Rëmenj të Pogradecit.

Viktima, 34-vjeçari me iniciale M.T, udhëtonte me makinë kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me murin rrethues të një banese. Përplasja rezultoi fatale për të riun, i cili gjeti vdekjen.

Shkaqet e këtij aksidenti mbeten të paqarta, megjithatë një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të tij.

/tvklan.al