Një automjet tip Mercedes-Benz është përplasur me murin rrethues të një banese në aksin Lezhë-Kallmet në vendin e quajtur “grykë e zezë”. Drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe u përplas me murin e shtëpisë.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, ndërsa pasagjeri nuk ka pësuar lëndime. Nga aksidenti është bllokuar lëvizja në këtë aks rrugor, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve. /tvklan.al