Makina përplaset me shtyllën elektrike, lë pa energji disa fshatra


Makina përplaset me shtyllën elektrike, lë pa energji disa fshatra

19:19 12/04/2021

Disa fshatra në Tiranë kanë mbetur pa energji elektrike. Një makinë është përplasur me një shtyllë elektrike në Farkë dhe për pasojë ka këputur telat përcjellës të energjisë elektrike.

Pamje nga aksidenti

OSHEE bën me dije se për shkak të këtij aksidenti kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël.

Pamje nga aksidenti

Grupet e avarisë së OSSH janë në terren e po punojnë për riparimin sa me shpejt të defektit./tvklan.al








Të ngjashme