Të paktën 5 persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik në Kukës. Burime për Abc News thonë se ngjarja ndodhi në Rrugën e Kombit, në afërsi të Fushë-Dukagjinit.

Automjeti me të cilin udhëtonin 5 personat ka humbur kontrollin, duke u përplasur me trafikndarësen.

Të lënduarit mësohet se janë nisur drejt spitalit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Mbeten të paqarta rrethanat e plota të këtij aksidenti dhe do të jetë policia ajo që pritet të zbardhë ngjarjen.

/tvklan.al